"Mundësi pët të mësuar për fëmijë deri në 4 vjeç" është një projekt i Drejtorisë Arsimore të Kantonit të Zyrihut.
Filma për prindër dhe specialistë
Filmat zgjatin dy deri ne tre minuta dhe janë në 13 gjuhë. Ata janë në dispozicion në katër gjuhët zyrtare të Zvicrës (gjermanisht, frëngjisht, italisht, Rumantsch Grischun) dhe në nëntë gjuhë të tjera: shqip, arabisht, anglisht, portugalisht, gjuha serbo-kroate-boshnjake, gjuha tamile, tigrinja dhe turqisht.
Filmat duan të arrijnë prindër dhe kujdestarë të fëmijëve të vegjël si dhe specialistë për arsimim, përkujdesjen dhe edukimin në fëmijërinë e hershme. Ata duan të jenë një burim frymëzimi, duan të informojnë dhe stimulojnë për të dalluar dhe shfrytëzuar proceset e arsimimit të fëmijëve të vegjë në jetën e përditshme.
Seritë e filmave 2014 dhe 2019
Drejtoria Arsimore e Kantonit të Zyrihut botoi për herë të parë në vitin 2014 filma të shkurtër, për mundësitë e të mësuarit në jetën e përditshme, për fëmijët deri në 4 vjeç. Filmat për mësimin e hershëm të gjuhës plotësojnë serinë e parë. Gjithësej ekzistojnë deri tani 65 filma për të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Këtyre ju shtohen dhe gjashtë filma të rinj me komente dhe shpjegime reth mësimit të gjuhës për fëmijët.
Kuadri i referencës
Filmat e shkurtër të mundësive të të mësuarit 2014 u referohen "Kuadrit të orientimit për arsimin, përkujdesjen dhe edukimin në fëmijërinë e hershme" (2012), të lëshuar nga Komisioni Zviceran i UNESCO-s dhe Rrjeti i Përkujdesjes së Fëmijëve në Zvicër. Referencën profesionale për filmat e të mësuarit të hershëm të gjuhës 2019 e formon koncepti profesional "Mësimi i hershëm i gjuhës" (2017), i cili u zhvillua nga Shkolla e Lartë Pedagogjike Thurgau dhe Instituti për Fëmijën Marie Meierhofer me detyrë të Drejtorisë Arsimore të Kantonit të Zyrihut.
Kontakti
Për prindërit dhe personat përgjegjës për fëmijët e vegjël: Nëse keni pyetje, ju lutemi drejtojuni njërës nga qendrat e këshillimit për prindërit: p.sh. këshillimi për nënat dhe baballarët, këshillimi rreth edukimit ose arsimimit për prindërit. Këto qendra i gjeni këtu:
www.kjz.zh.ch/angebote-4
Për specialistët e arsimimit, përkujdesjes dhe edukimit:
Udhëzime për oferta të arsimimit të avancuar i gjeni këtu:
www.bfs-winterthur.ch/weiterbildung
Për informacione ose sugjerime lidhur me filmat: info@kinder-4.ch
Shkëmbim dhe bashkëpunim
Me projektin «Mundësi mësimi për fëmijë deri në 4 vjeç» drejtoria arsimore e kantonit të Cyrihut dëshiron të japë kontributin e saj praktik, në përkrahjen e hershme. Ajo këtë e bën në shkëmbim dhe në bëshkëpunim me shumë institucione dhe organizata të tjera.
Qendrat e fëmijëve dhe të rinjve të kantonit të Cyrihut (kjz)
Këtu prindërit e fëmijëve të vegjël mund të gjejnë në të gjithë rajonet e kantonit, këshillim individual dhe mbështetje praktike.
Elternbildung Kanton Zürich, Elternbildung Schweiz (Kualifikimi për prindërit e kantonit të Cyrihut dhe Zvicrës)
Këtu arsimimi prindëror ofron ndihmë orientimi dhe mbështetje praktike.
Marie Meierhofer Institut für das Kind (MMI)
Që nga viti 1957 MMI angazhohet për mbarëvajtjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre: me shërbime për fëmijët, prindërit dhe personat e specializuar, me oferta arsimore, me studim praktik dhe shumë të tjera.
Schweizerische UNESCO-Kommission dhe Netzwerk Kinderbetreuung
Me kornizat orientuese për arsimimin, përkujdesjen dhe edukimin e hershëm të fëmijëve, këto dy organizata kanë nxjerrë në dukje një bazë të çmuar pedagogjike përsa i përket përkujdesjes së fëmijëve deri ne 4-vjeç.
Lotteriefonds Zürich, Jacobs Foundation Schweiz dhe Stiftung Mercator Schweiz
Këto tre organizata japin kontribute të rëndësishme në mbajtjen tok dhe në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë. Projekti mundësi mësimi është realizuar me mbështetjen financiare të këtyre fondacioneve.
Berufsfachschule Winterthur
Në kantonin e Cyrihut BFS Winterthur kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në shkollimin bazë dhe në kualifikimin e mëtejshëm të personave të specializuar në fushën e përkujdesjes së fëmijëve të vegjël dhe në përkrahjen e hershme.
kibesuisse – Verband Kinderbetreuung Schweiz
Shoqata kombëtare për çerdhet ditore dhe kujdestarëve ditorë të familjeve. Ajo definon standartet kualitative përsa i përket përkujdesjes së fëmijëve dhe angazhohet për zbatimin e tyre.
IG Spielgruppen Schweiz
IG-ja ofron si qendër kompetente mbështetje praktike për punën profesionale në grupet e lojrave.
SSLV Schweizerischer Spielgruppenleiterinnen Verband)
Si shoqatë profesionale SSLV angazhohet në hapsirën zvicerane për nevojat dhe interesat e udhëheqësve të grupeve të lojrave.
SIKJM Schweizerisches Institut für Kinder- und Jugendmedien, Family Literacy
Qendra kompetente zvicerane e mjeteve të informimit për fëmijë dhe të rinj, nga ofertat e të cilës mund të përfitojnë gjithashtu edhe prindërit e interesuar.
A:primo
Si shoqatë pa qëllime fitimi „A:primo“ mbështet përkrahjen e fëmijëve të privuar nga ana sociale. A:primo në Zvicër ofron programin lojë-mësim „schritt:weise“ (hap pas hapi).
Caritas
Për familjet e prekura nga varfëria Caritasi ofron shumë oferta dhe projekte të ndryshme të cilat mundësojnë hyrjen në arsim.
Pro Juventute
Pro Juventute mbështet prindërit dhe fëmijët me një numër shumë të madh ofertash. Për shembull ajo publikon letrat e prindërve për zhvillimin e fëmijës që nga lindja.
FemmesTische
Gratë flasin për shëndetin, edukimin dhe parandalimin – një ofertë e cila i ofrohet grave të interesuara në kantonin e Cyrihut dhe të regjioneve të tjera të Zvicrës.
Zeppelin – familien startklar
Zyra profesionale shoqëron dhe forcon familje në situata posaçërisht të rënda me fëmjët e tyre në moshën 0-3 vjeç.
conTAKT-kind.ch
Qëllimi i projektit conTAKT-kind.ch është të sensibilizojë sidomos prindër të emigruar për në Zvicër për temat e edukimit.
Partner të projektit
Një projekt i drejtorisë arsimore të Kantonit të Cyrihut
Me mbështetjen e
Në bashkëpunim me
Frühe Sprachbildung 2019
Lotteriefonds Kanton Zürich; Stiftung Mercator Schweiz; Marie Meierhofer Institut für das Kind Zürich, Pädagogische Hochschule Thurgau, Netzwerk Kinderbetreuung Schweiz
Lerngelegenheiten 2014
Lotteriefonds Kanton Zürich; Jacobs Foundation; Stiftung Mercator Schweiz; Viktor Dürrenberger-Stiftung Zürich; Marie Meierhofer Institut für das Kind Zürich; Partnerprojekt des Orientierungs-rahmens für frühkindliche Bildung, Betreuung und Erziehung der UNESCO-Kommission und des Netzwerks Kinderbetreuung Schweiz.